Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKolumbiani godet pabesisht boksierin shqiptar, tifozët futen në ring për ta sulmuar

Kolumbiani godet pabesisht boksierin shqiptar, tifozët futen në ring për ta sulmuar

Në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë është zhvilluar ndeshja mes Denis Nurja në peshën 71 kg, përballë kolumbianit Placido Ramirez.

Gjate dyluftimit Nurja kishte probleme me këmbën dhe në një moment befasie kur Nurja qëndron te litarët kolumbiani e godet pabesisht me grusht në fytyrë duke e rrëzuar në ring.

Në këtë moment shumë tifozë futen në ring për të sulmuar me grushte kolumbianin. U desh ndërhyrja e forcave speciale për të larguar tifozët që po godisnin kolumbianin.

Ndeshja u mbyll pa fitues duke prodhuar një moment shumë negativ në eventin që po zhvillohet në Tiranë.

Ndërkohë forca policie ruajnë kolumbianin për shkak se konflikti mund të vazhdojë edhe pas ndeshjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME