Monika Kryemadhi shkruan në profilin e saj në Facebook se “Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta.
Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme!”.