Deputetia e PL njëkojësishtë dhe e ngarkuara e PL për qarkun Fier Monika Kryemadhi ka qënë këtë të diel në Fier ku ka kryer takim me strukturat e kësaj partie në selinë e saj.
Ajo ka tonizuar duke pohuar se në datën 14 maj bashkia Fier u kthehet qytetarëve të saj.
Ja dhe postimi i saj në rrjetin social facebook
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të të gjithë qytetarëve, jo të një grushti njerëzish.
Partia e Lirisë do të jetë garante që zëri i qytetarëve të Fierit do të dëgjohet si kurrë më parë.
14 Maji do të jetë dita e rikthimit të bashkisë tek çdo qytetar fierak. ✌️