Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMOS E MBANI PENG VULËN, JEPJANI BERISHËS

MOS E MBANI PENG VULËN, JEPJANI BERISHËS

Nga Agron Gjekmarkaj

Në pranverën e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqipërinë. Kur fitoren nuk e patëm, besova që do bënim një opozite cilësore. Përfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë. Armik na u shfaq SHBA dhe perëndimi. Na tolloviten dy njerëz Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Na bënë qesharak. Një luftë e pandershme mes tyre për interesa personale. Një pakt i thyer për mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori. Sot “Vula” ka më shumë forume se anëtarë. U drobiten forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.

Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s’ka pse mban peng vulën që mund ta përdorin të tjerët. Për çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atëherë paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur. Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin. Do të ishte më e ndershme që në një sini “vula” të udhëtonte nga “Kotoni” si koka e Ali Pashes drejt “Shqupit”. Ta pranojmë që dështuam duke mos bërë asgjë, me sytë hapur shihnim qiellin dhe ëndërronim se çfarë bie nga sipër.

Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore për asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishen dhe do silleshim si triumfarore kush e kush të marrë meritat. Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai, të tjerë i bëjnë sytë e ëmbël, marrin premtime për zergjersi dhe bëjnë lojën e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë se mbetur. Natën shohin ëndrra me mëshirë. Filloi gara për t’u justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trashtë është kur sheh deputet që ju ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashën me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshëm e neokomunist dhe pa vrasje ndërgjegje sa te vërteta ka brenda, po kështu ju ndrinin kur Bashën e kishin përballë Kryetar. Nuk del një ti thotë mbaje mor burrë gojën. Nuk flet shqiptari kështu.

Shumëkush mbeti pezull me spirancën hedhur mbi paqartësitë dhe frikërat e veta, mbi ambiciet dhe frustimet e veta. Pas 6 Marsit nuk e përkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetaresh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thënë. Asnjë pendese. Në ka gjë që me bën krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vërtetë demokracie.

Nuk me kanë munguar ofertat për tu rikthyer. I kam falënderuar por jo. Pardje mora pjesë pas shumë mungesash për arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kundërta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet. Disa e kishin me mot vendosur të mbështesnin “primaret” po ama pas 14 Majit do i kërkonin llogari Enkeledit për dështimin. Hahahahha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka. Ne nuk jemi PD. Kështu nuk jemi asgjë.

Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dimë se çfarë po bëjmë. Në pamundësi për të patur njerëz, për të nxjerre kandidat u sugjerova kolegëve të mi ta çonin “vulen” që parmbrëmë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrërore është. Duhet pranuar dështimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të mëdha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogël, here e hapur e herë bunker dhe s’kemi pse ja mbajmë vulën si kapsulë shpëtimi për të bërë negociata të pista nesër.

Njerëzit do jua dinin për nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa përdorur nga ne shndërrohet në ornament. Ju nënshtruam presionit dhe gjuhës së tij. Ai ka qenë mjaft zemërgjer , në pronën e tij ka lënë një ngastër për tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundësi e madhe lërimi për reflektim e autokritikë. Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputete! Pse i bëmë këto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetëm kandidatin e “primareve” a thua se e përçamë ne PD-në sikur s’ka ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste , silleni kandidaten këtej përdoreni siglën e vulën po as i dëgjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.

E përçau Sali Berisha për interesat e veta me qartësinë e atij që po i merrnin gjënë e vet por ama mori shumicën me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. I duhej për tu mbrojtur nga Perëndimi. A është fatkeqësi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithë atyre që besojnë se është shaka.

Vulën kur e rimorëm nuk na u desh më. Nuk e përdorem. Kolegë të dashur Enkeled, Gazment, Jorida, kthejani Sali Berishës vulën. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo kështu, demokratet andej, demokratet këtej. Do gëzohen njerëzit në bazë se nuk do hallakaten e capërlohen me njëri tjetrin. Personalisht e di që Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njëkohësisht perfid sepse shërbehet nga një shpurë rrandokopesh folklorike si gati gjithmonë. Me këtë nuk kam parasysh pothuaj asnjë nga 625 mije votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjesh. E ka zhveshur PD nga cilësia duke ja shndërruar fytyrën në mënyrë sistematike për arsye dominimi e përvetësimi.

I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshëm me shqiptu çdo marrëzi pa u skuqe e pa u zverdhe, ku ” gratë” behën “burra” dhe “burrat” në “gra”. Një shkolle politike e bazuar mbi vetëposhtërimin. Një model enverist që flet për demokraci.

Me shqetëson “non grata” e tij por shkolla politike shumë me tepër, poterexhinjtë folklorikë e zgrapes që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk me pengon të pranoj se ai e përdor vulën, ti njoh zotësinë. Ne jo. Ai ka njerëz, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E vërteta kjo. Çojani vulën kolegë dhe mos të rrinë njerëzit në ankth.

Miq deputet mos prisni datën 15 shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundësit, përdhunuesit dhe të përdhunuarve, ofruesit dhe përfituesve, bujkrobit dhe robërve. Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesën asaj binaje. Unë si me sentimental se mohoj respektin qe kam për deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjetër që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjtën kohë liri me jep për të bërë dëshmitarin e kësaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulëzon gërmadhash. Por lirojeni robinjën vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jetën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME