Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MOS NA FYENI!

Nga Milaim Nela Si mundet të mbash “Një komb-një qëndrim” e të ulesh në krah të njeriut që nuk ka lënë gur pa luajtur për ta shkatërruar Kosovën dhe shtetësinë e saj?!

Si mundesh të ulesh krah njeriut që e ka Vuçiçin vëlla e kryetarin e opozitës së tij, armik për vdekje?!

Si mund të ulesh krah njeriut që pozon vëllazërisht me Dodikun e Vuçiçin e del nga salla e Kuvendit sa herë flet Sali Berisha?!

Si mundesh të ulesh në krah të njeriut që ka punuar në funksion të ndarjes së Kosovës për interesa të Vuçiçit e të Serbisë?!

Si mund të ulesh krah njeriut që po përpiqet ta rifusë Kosovën sërish nën Serbi përmes derës së pasme (të Ballkanit të Hapur)?!

Si mund të ulesh e thyesh kopalla flamujsh në krah të njeriut që ka armik Ibrahim Rugovën e në kancelaritē europiane bën avokatinë e Serbisë?!

Si mund të ulesh në krah të njeriut që e ka fyer rëndë presidenten e vendit tënd?!

Si mund të ulesh në krah tē njeriut që ju ka vënë gjobë dhe doganë sa herë vini në Tiranë?!

Si mund të uleni krah njeriut që po heq shqiptarëve një nga asetet më strategjike të kombit siç është porti i Durrësit?

Si mund të flisni për ‘Një komb- një qëndrim’ krah njeriut që e urren kombin më shumë se gjithçka tjetër dhe çdo veprim që ka bërë e ka bërë në funksion të shkombtarizimit?!

Si po mundeni?

Si ka mundësi që jeni kaq naivë?

Pse po na e fyeni kaq shumë inteligjencën?

Pse bini kaq lehtë viktimë e lojërave të pista që në fund ndihmojnë vetëm hasmin tuaj e këtë shfaqje bajate do e përdorë kundër jush në seancën më të afërt të negociatave!?

A keni sy?

A keni veshë?

A keni tru?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME