Jose Mourinho e ka cilësuar si një ndeshje radhe, duelin kundër Juventusit, që do të luhet nesër në mbrëmje. Strategu portugez është shprehur se pret që Dybala të reagojë mirë ndaj ish-ekipit të tij dhe të mos e “kaplojnë” emocionet.
“Për mua çdo ndeshje është njësoj. Vigjilja, rutina, nuk ndryshon absolutisht asgjë. Kur luan kundër një skuadre të fortë motivohesh më shumë. Kam shkuar shumë herë në Torino dhe tashmë një ndeshje e radhës. Nuk ka lidhje me të shkuarën. Është një ndeshje e izoluar.
Nuk e di se si do të reagojë Paulo. Ka fytyrën e një fëmije, por nuk është i tillë. Flasim se si do të luamë, se çfarë presim nga ai, por kontrollin e emocioneve e ka në dorë vetëm ai.
Kur e shoh nga jashtë, duke u bazuar në punën e këtyre ditëve, nuk kam parë asgjë ndryshe. Pres një ndeshje normale, ndoshta me pak më shumë emocione në fillim dhe në fund. Nesër do të luajë e njëjta skuadër që luajti javën e kaluar me përjashtim të Matic, që do të luajë si titullar në vend të Zaniolos”, deklaroi portugezi.