Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha emëron Boçin në vend të Alibeajt

Berisha emëron Boçin në vend të Alibeajt

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sqaruar se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, në nisje të sesionit të ri politik parlamentar.

Berisha ka deklaruar se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve do te jetë nënkryetari dhe deputeti, Luçiano Boçi.

“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime. Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME