Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMuhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit

Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit

Në një komunikim për media, ministri Bledi Çuçi ka konfirmuar drejtorin e ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

“Sot këshilli i ministrave të Policisë së Shtetit që ka mbajtur shumë detyra, i vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar edhe në pozicionin që ka mbajtur, është drejtori që reformoi agjencinë dhe rezultatet e Reformës po ndihen. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë dhe plotëson kushtet për të qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në orën 16: 00 do të bëjmë një prezantim të gjerë të zotit Rrumbullaku, por ashtu edhe të drejtoreshës së re të IKMT-së”, tha Çuçi.

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME