Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMuriqi u tregon spanjollëve fytyrën e Serbisë: Në luftë kam parë gjëra...

Muriqi u tregon spanjollëve fytyrën e Serbisë: Në luftë kam parë gjëra që njeriu nuk mund t’i shohë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi është rrëfyer në një intervistë për mediumin spanjoll “relevo.com”, ndër të cilat foli edhe për periudhën e luftës në Kosovë.

Muriqi u ka treguar spanjollëve për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Po sigurisht. Pasi përjeton diçka të tillë, të gjithë i shohin gjërat ndryshe. Ne kemi jetuar në errësirë. Lufta është një gjë e keqe për njerëzit, jo për vendet. Unë kam parë gjëra që asnjë njeri nuk mund t’i shohë. Nuk them më vetëm fëmijë. Kur jam poshtë i them vetes ‘Vedat, kujto ku ishe, duhet t’i vlerësosh gjërat më shumë’. Kur zgjohem çdo ditë falënderoj Zotin. Kur hap sytë them ‘dreq, jam në Mallorca, në parajsë dhe jam duke luajtur futboll në La Liga. Ju fitoni para, familja juaj është mirë me shëndet”, ka thënë Muriqi për Relevo.

“Isha pesë-gjashtë vjeç dhe e mbaj mend pjesërisht. Ushtarët erdhën në shtëpi dhe na thanë se duhej të dilnim që andej sepse do të bombardonin shtëpinë. Mbaj mend që nëna ime po i përgatiste rrobat shpejt. Unë isha me motrën time dhe e pyetëm “Mami, ku po shkojmë?” Ajo na tha se do të shkonim me pushime. Më kujtohet se ishin rreth dhjetë a dymbëdhjetë makina që iknin nga rruga jonë. U arratisëm në Shqipëri dhe gjatë udhëtimit shihje njerëz me gjak në këmisha”, vazhdoi rrëfimin e tij Muriqi.

Muriqi ndër tjerash foli edhe për karrierën e tij te Lazio e shumëçka tjetër.

Sulmuesi nga Prizreni sonte e zhvillon ndeshjen e radhës me Mallorcan kundër Atletico Madridit në shtëpi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME