Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAmnistia fiskale/ Franca i kujton Ramës se çfarë ndodh nëse do të...

Amnistia fiskale/ Franca i kujton Ramës se çfarë ndodh nëse do të miratohet

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elizabeth Barsacq ka folur për nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, ajo shprehet se nuk është personi i duhur për të gjykuar këtë nismë, por sjell në vëmendje raportin e progresit për Shqipërinë. Sipas saj, në këtë raport përmendet 4 herë se miratimi i një amnistie fiskale nuk do të ishte e favorshme për Shqipërinë.

“Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar?

Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? (pyet gazetarët) Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem.

Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”, deklaraoi ambasadorja franceze.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME