Saturday, December 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTNapoli në histori me 3-0 ndaj Eintracht, Real 1-0 ndaj Liverpool

Napoli në histori me 3-0 ndaj Eintracht, Real 1-0 ndaj Liverpool

Napoli e Real Madrid plotësojnë mozaikun e tetë skuadrave më të mira të Champions League. Të kaltrit likuidojnë Eintracht Frankfurt 3-0, në një mbrëmje lufte në qytetin e Napolit.

600 tifozë gjermanë, të bashkuar me ultrasit e Atalantës kanë skandalizuar qytetin, në përplasje me policinë. Në fushë, Osimhen me dy gola e penalltia e Zielinskit i dhanë skuadrës së Spalletti cerekfinalet e Champions. Në Bernabeu, dëshira për përmbysje e Liverpool u ndesh me një Real Madrid të sigurtë, të bukur, e fitues. Benzema, i rikuperuar para ndeshjes, shënoi golin që vendosi takimin.

NAPOLI 3-0 EINTRACHT FRANKFURT

Napoli i teknikut Spalletti bëri historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pas fitores 2-0 në Frankfurt, të kaltrit mposhtën Eintracht 3-0 edhe në ndeshjen e dytë. Ashtu si në ndeshjen e parë, Napoli dominoi ndeshjen në mënyrë evidente. Sfida në Maradona u vendos nga një dygolësh i Osimhen, një në secilën pjesë. Në minutën e 47′ të së parës, nigeriani befasoi Trapp me një goditje me kokë. Fluturim i frikshëm i sulmuesit që i hapi rrugën dygolëshit në minutën e 53′. Një gol me portën bosh ai i Osimhen pas një asisti nga Di Lorenzo. Në minutën e 63′, erdhi trisi i Zielinskit me penallti, që e fitoi po vetë.

Të rishkruajë historinë e të kaltërve, ky duket të jetë misioni i Luciano Spalletti në Napoli. Në Itali dhe në Evropë. E pastaj, nuk kishte si të tradhtonin kryesuesit e Serie A. E pamundur të ndodhte, edhe sepse në vitin e rekordeve të tyre, Napoli nuk mund të mungonte në kualifikimin e parë historik për çerekfinalet e Champions League. Falë avantazhit të dyfishtë të marrë në Frankfurt, të kaltrit likuiduan Eintracht (3-0) edhe në shtëpi. Napoli hyri kështu në G8 të Evropës, gjë që nuk kishte ndodhur as në kohën e Diego Maradonës. E bëri këtë i shtyrë nga superheroi i tij i pandalshëm, Victor Osimhen. Një tjetër dygolësh sezonal (i pari në Ligën e Kampionëve), një tjetër standing ovation, një tjetër performancë monstruoze. Një performancë tjetër për të lejuar Napolin të fluturojë dhe tifozët e tij të ëndërrojnë. E Italia mund të festojë: nuk fuste tre ekipe në top 8 të Europës që nga viti 2005-06.

REAL MADRID 1-0 LIVERPOOL

Asnjë surprizë në ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool. Përfundoi 1-0 sfida në Bernabeu, me Blancos që fluturuan në çerekfinale. Një pjesë e parë me ritme frenetike, me shumë raste për të dyja skuadrat. Traversë e goditur nga Camavinga, që ishte edhe mundësia më e mirë për shënim. Në pjesën e dytë intensiteti ra, me merengues që goditën në minutën e 78′ falë të zakonshmit Benzema. Skuadra e teknikut Ancelotti është mes tetë më të mirëve në Evropë, duke eliminuar Klopp.

Gjuetia për të pesëmbëdhjetën vazhdon në ditën e ndeshjes së treqindtë në Champions League. I përforcuar nga 5-2 në Anfield, Real Madrid fitoi edhe ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Përfundoi 1-0 me golin e Benzema (78′), goli i 7 në karrierë kundër Reds. Blancos nxjerrin jashtë Liverpool dhe arrijnë në çerekfinale, ku ata janë skuadra që askush nuk do të dëshironte të shortoheshin në Nyon të premten në orën 12. Megjithatë, për herë të pestë, në gjashtë edicionet e fundit, Reds dalin jashtë nga duart, jo të një ekipi spanjoll, por nga një madrilen (4 Real, 1 Atletico). Dhe bëhen 6 nga 7 po të llogarisim që në fazën e grupeve 2014-15 ishte sërish Reali (së bashku me Basel) që i eliminoi. Skuadra e Klopp nuk dukej kurrë e bindur se mund të bënte një mrekulli. Skuadra e Carlo Ancelotti nuk u kufizua në menaxhimin e epërsisë, por shtyu që nga fillimi, duke iu afruar shumë herë golit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME