SPORT
Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari i njohur sportiv

Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën.
Lajm i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij.
Demi do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite, për gazetarinë sportive në vendin tonë.