Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Ervin Muçën, ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit dhe e ka marrë të pandehur për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.
Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.