Fier – 21 familje fermere të lagjes Drizë në Fier janë ngritur në protestë mçngjesin e sotëm duke kërkuar dëshpërblim për sipërfaqen me ullinj që preket nga projekti për ndërtimin e linjës 400 Kv të linjës interkonjeksion Maqedoni e Veriut – Elbasan- Fier, të financuar nga banka gjermane për zhvillim KFW.
Ky projekt shtrihet në një sipërfaqe prej 400 mijë metër katror ku preken 21 fermerë 8 prej të cilëve tokat e tyre i kanë të kultivuara me ullinj 20- vjecarë.
Sipas banorëve , dëmshpërblimi për rrënjë ulliri është qesharak ndërsa ka dhe matje të gabuara të sipërfaqeve të tyre. Këto toka janë ndarë me ligjin 7501 dhe pjesa më e madhe e banorëve zotërojnë aktin e marrjes në pronësi, por jo certifikatën e pronësisë , gjë që ka sjellë dhe pamumdësinë e dëmshpërblimit.
Ndërkohë drejtori i projejteve të jashtme në OST, Dorjan Sejamini ka pohuar se bashkohet me shqetësimin e banorëve , teksa ka theksuar se janë takuar dhe sqaruar disa herë me banorët dhe ka premtuar ndihmesë edhe në etapat e aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të saktë.
Sejamini pohoi gjithashtu se ky është një projekt strategjik që dyfishon kapacitetet energjitike dhe vonesat në zbatimin e tij sjellin kosto të shtuar. OST po ndërton zgjerimin e mënstacionot elektrik ekzistues nga 220/110/35 kv behet 400/220/110/35 kv
Kjo është një linje transmetimi marrje e dhenie energji elektrike Fier – Elbasan – Maqedoni e Veriut