Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Fier prangos 3 shtetas në 24 orët e fundit

Policia Fier prangos 3 shtetas në 24 orët e fundit

Fier – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit J. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, Fier, dhe G. T., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME