AKTUALITET
Të shtëna me armë në Lezhë, shoferi i një “Audi” qëllon drejt një automjeti tjetër

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 18:00 pranë Urës së Milotit, në Lezhë. Sipas policisë, shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka qëlluar drejt një tjetër “Audi” në lëvizje. Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari M. J., banues në Rubik.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të plagosur. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.







