AKTUALITET

Nën kontroll zjarri në Drenovë të Mallakastrës, 6 mjete dhe mbi 50 efektivë në luftë me flakët

Zjarri që përfshiu fshatin Drenovë të Mallakastrës është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Në operacion u angazhuan gjashtë mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga Mallakastra, Patosi, Roskoveci dhe Fieri.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi dhe iu afruan varrezave dhe banesave. Ndërhyrja e menjëhershme shmangu përhapjen drejt zonës së banuar. Zjarri përshkoi rreth shtatë hektarë me ullinj, shkurre dhe sipërfaqe pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button