AKTUALITET

Ndezi zjarr për mbetjet, por dogji banesë dhe ullinjë, arrestohet 33 vjeçari në Mallakastër.

Një 33-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbetje në tokën e tij, por flakët u përhapën në sipërfaqet përreth për shkak të erës së fortë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mollaj, ku zjarri përfshiu disa toka dhe shkaktoi dëme në ullinj. Flakët prekën çatinë e një banese, ndërsa ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Në pranga u vu 33-vjeçari Dionis Kalemaj, banues në Ballsh, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë pastrimit të tokave dhe të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme në prona e sipërfaqe bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button