Bariu i tyre u befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.
Sipas TheNewspaper.gr, menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar, një tufë delesh “pushtoi” një serë jashtë Almyros Volos, ku rritet kanabisi mjekësor.
Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 300 kilogramët .
Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.
“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Pas gjithë kësaj përmbytjeje, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në serrë dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit.