Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËNdryshime në qeveri, preken Ministria e Financave dhe Ministria e Jashtme

Ndryshime në qeveri, preken Ministria e Financave dhe Ministria e Jashtme

Këtë të mërkurë janë kryer disa lëvizje në kabinetin qeveritar. Besart Kadiaj, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, tanimë do të kalojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku do të jetë numri 2 i diplomacisë shqiptare.

Ndërkaq, Endrit Yzeiraj është emëruar zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.


EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME