Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTakimi Meta - Kim: “Përshëndesim angazhimin e DEA-s në Shqipëri”, diskutuam...

Takimi Meta – Kim: “Përshëndesim angazhimin e DEA-s në Shqipëri”, diskutuam për situatën e rëndë të krijuar në Parlament

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbardhur takimin që ka zhvilluar sot me ambasadoren Yuri Kim.

Meta ka diskutuar me Kim në lidhje me situatën politike dhe situatën e krijuar në Parlament.

Meta përshëndeti angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.

Gjithashtu ai vuri në dukje se korrupsioni dhe endemik vetëm se po thellohet dhe nuk ka asnjë përmirësim apo ndryshim të situatës, se ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend, gjë e cila ka sjellë një rëndim të situatës së rendit publik dhe të qetësisë së qytetarëve.

Kryetari i PL konfirmoi vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t’i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal.

Kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta shprehu falenderimin e veçantë për mbështetjen e pakursyer që institutet amerikane IRI dhe NDI kanë ofruar vazhdimisht për rritjen e kapaciteteve të liderëve të rinj dhe grave të Partisë së Lirisë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME