Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPak fjalë për ngjarjen e Kuçovës.

Pak fjalë për ngjarjen e Kuçovës.

Nga Fatmir Gjata – Shteti kalbet nga brënda kur nuk arrin të mbrojë qytetarët e vet por akoma më keq kur dënon ata që mbrojnë veten. Atëherë mbizotëron anarkia dhe struktura e shtetit do të binte dalëngadalë duke na zënë të gjithëve poshtë.

Atëherë krimi do na sfidonte të gjithëve dhe do merte një pushtet të jashtëzakonshëm, gjë që do na kthente në mesjetë edhe ndoshta më tutje.

Kemi kaluar tragjedi si popull dhe kujtojmë vitet kur mbizotëronte krimi dhe shpresojmë që ato kohë jo vetëm të mos përsëriten por të mbeten në kujtesën kolektive si vitet më të zinj të vëndit.

Të dënosh një kriminel nuk është e lehtë por jo, kurrë nuk duhet të dënohet një person që vetmbrohet.

Kemi një djalë të shkëlqyer në burg, një universitar plot me ëndrra për të ardhmen që u përplas me hajdutin që gjatë natës jo vetëm vodhi por i kapur flagrant, ngriti edhe dorën duke e qëlluar.

Çfarë mund t’i kërkojmë këtij djali??

Të kthente faqen tjetër??

Ai bëri atë që çdokush nga ne do bënte në atë moment, u mbrojt duke e bërë agresorin e vet të padëmshëm.

Sa herë ka ndodhur që viktimë ka qënë i zoti i shtëpisë apo pronës???

Dëshirojmë një tjetër tragjedi të tillë??

Natyrisht na vjen keq për dëmin që pati keqbërësi se edhe ai është person edhe ka një familje mbas por e rëndësishme është të mos ngatërrohet agresori me të dëmtuarin, shkakun me pasojën.

Kur dikush zgjedh një rrugë të rrezikshme si ajo e krimit sidomos ato seriale është edhe gati të përballojë çka vjen pas.

Në këtë histori kemi dy familje që qajnë të afërmit e tyre, njëri që nuk është më ( zoti ta falë) edhe tjetri i ndaluar.

Një bankë bosh në universitet. Ajo bankë bosh thotë; mos provoni të mbroheni, lejoni hajdutët t’ju marin sot pulat, nesër kasollen, pasnesër paratë e shtëpinë me radhë. Sepse ju jeni të ndershëm, studentë, punëtorë, profesionistë. Këtë po kërkon shteti prej nesh duke mbajtur në qeli djalin nga Kuçova.

Me mijëra njerëz po urojnë djalin por për shtetin ai është akoma rrezik për të tjerët. Nëse është akoma rrezik për keqbërësit kjo do ishte një arësye më shumë që të lirohej menjëherë. Duhej bërë për ne, shtetin, shoqërinë. Vetëm atëherë do ndiheshim qytetarë të mbrojtur nga ligji. Shpresoj të jetë kështu, uroj të jetë kështu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME