Ndryshimi midis vaji ulliri këmbe dhe extra virgin

E pyetem ekspertin e ullirit Kapo Kanina cili vaj eshte me i mire ai extra i virgjer i fabrikave moderne apo vaji i nxjerre nga shtypja me gure si ne kohet antike te ullinjve (i kembes, sic njihet ndryshe) ?
Ja cfare thote ai:
- Ne shpesh i idealizojmë menyrat e vjetra, por ajo cfare prodhonin të parët tanë me shtypje me gurë (me kembe) dhe vaji ekstra i virgjër qe prodhohet ne fabrika me teknologji moderne janë dy gjera e botë tëresisht te ndryshme.
Ky nuk është thjesht një dallim teknologjie, është një dallim thelbësor. Ai i te pareve eshte – Leng ulliri i shtypur, nuk eshte vaj ne kuptimin e sotem.
Përfytyroni një lëng të turbullt, të nxjerrë me mundim. Ky nuk eshte vaj i pastër. Ai eshte një perzierje ose emulsion që përmban 3 elemente: - 🫒 vaj ulliri (pjesa yndyrore)
-💧 Ujë Vegjetal (uji i vetë ullirit)
-🫒 Copëza Tuli (mbetje të ullinjve te shtypur)
Problemi? Uji dhe tuli janë “armiqtë” më të mëdhenj të jetëgjatësisë dhe shijes ! Ato shkaktojne fermentim te shpejte, dhe e bëjne lëngun të prishet brenda pak javësh. Nuk ka polifenole. Eshte një produkt që duhet konsumuar menjëherë. Me standartet e sotme nuk eshte aspak vaj extra i virgjer, madje nuk klasifikohet fare si vaj.

VAJI MODERN EKSTRA I VIRGJËR
E gjithë teknologjia moderne në një fabrikë (mendojeni si një “Ferrari” të vajit) ka vetëm një mision: NDARJEN PERFEKTE!
Në një sistem të mbyllur, pa shume kontakt me oksigjenin dhe në temperaturë të kontrolluar, makineritë moderne bëjnë diçka magjike:
✅ Largojnë plotësisht ujin vegjetal, duke ndaluar prishjen e vajit dhe rritjen e aciditetit.
✅ Heqin të gjitha copëzat e tulit, duke parandaluar krijimin e llumit dhe shijeve të këqija.
Rezultati? Na japin nje VAJ te pastër, te qëndrueshëm dhe te shkëlqyer. Një produkt që ruhet për muaj të tërë, deri ne 24 muaj ne kushtet e duhura.
Teknologjia moderne e vajit extra te virgjer:
# Ruan Polifenolet, ato jane antioksidantët e çmuar që i japin shijen pikante dhe vlerat shëndetësore vajit extra te virgjer.
# Ruan Aromat: freskine e ullirit, shijet si te barit, arroreve e frutave.
# Ruan Shijen e Pastër: Pa defektet e shkaktuara nga fermentimi.
Përfundimi i thjeshtë:
Metoda antike ishte si një qerre – kryente funksionin bazik të nxjerrjes së një lëngu ulliri për konsum te shpejte.
Teknologjia moderne është si një Ferrari e projektuar për të arritur perfeksionin, duke na dhënë një produkt të pastër, të shëndetshëm dhe me një shije të jashtëzakonshme.
Pra, kur te shijoni një vaj ulliri ekstra të virgjër cilësor dhe të ndjeni atë shijen pak të hidhur e djegëse, dijeni që po shijoni kulmin e pastërtisë dhe teknologjisë, krijuar për të ruajtur thesarin qe gjendet brenda frutit të ullirit!












