Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi është në burg për pastrim parash dhe fshehje pasuri, dhe mësohet se vihet në sekuestro pasuria e saj. I është vënë sekuestro për një apartament dhe një garazh.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.