Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë burg për pastrim parash, Alda Klosit i vihet pasuria nën sekuestro

Në burg për pastrim parash, Alda Klosit i vihet pasuria nën sekuestro

Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi është në burg për pastrim parash dhe fshehje pasuri, dhe mësohet se vihet në sekuestro pasuria e saj. I është vënë sekuestro për një apartament dhe një garazh.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME