Johnny Depp ka performuar së fundmi në një koncert të shtunën mbrëma së bashku me Jeff Beck në Sheffield.
Edhe pse ai po pret vendimin final në lidhje me gjyqin kundër Amber Heard, Depp nuk ka humbur aspak kohë për tu ngjitur sërish në skenë, kësaj herë duke interpretuar “Isolation”.
Shumë video u shpërndanë në rrjete sociale, ku Depp u pa duke luajtur në kitarë teksa performonte bashkëpunimin me Beck.
Sipas informacioneve dhe videove të shpërndara në mediat sociale, Depp zhvilloi edhe disa ‘covers’ të tjerë si: “What’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix, shkruan The Hollywood Reporter.
Aktori doli në skenë vetëm dy ditë pas përfundimit të gjyqit të tij gjashtë-javor me ish-bashkëshorten Amber Heard, që në fakt u bë një sensacion mediatik dhe i mediave sociale.
Të dy, Depp dhe Heard ndanë një mori detajesh intime rreth marrëdhënies së tyre të trazuar dhe akuzave të shumta kundër njëri-tjetrit për dhunë dhe abuzim në familje.
Depp e ka paditur Heardin për 50 milionë dollarë për një shkrim që ajo kishte shkruar në The Washington Post në 2018. Ajo kurrë nuk e përmendi atë me emër, por ai pretendon se akuzat për abuzim gjithsesi kanë dëmtuar karrierën e tij dhe kanë dëmtuar reputacionin e tij. Heard më pas kundërpaditi Depp për 100 milionë dollarë.
Por duhet theksuar se mbështetja për Depp në TikTok është më e madhe se sa ajo ndaj aktores Amber Heard.
Nobody supports Amber Heard. Mr. Depp deserves to win. Team Johnny!