Digjet lokali veror në Darrëzezë, dëmi shkon në 30 milionë lekë (vidio)

Darrëzezë – Një lokal sezonal i quajtur bar” Delfini” né bregdetin e Darëzezës në Fier, ështé përfshirë nga flakët rreth orës 17:30 të ditës së sotme .
Zjarri është pikasur fillimisht nga banorë të zonës të cilét kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kané bërë té mundur shuarjen e flakéve , por duke qënë se lokali ështé i ndërtuar me dru , është djegur totalisht brenda disa minutash pavarësisht edhe ndërhyrjes me mjete rrethanore nga banor ret e zonës.
Lokali në pronësi të shtetasit A. B, funksiononte prej 5 vitesh gjatë muajve të verës , ndërkohë qé dëmi i përllogaritur arrin në 30 milionë lekë të vjetra , ndërsa janë djegur të gjitha paisjet që ndodheshin brenda ambienteve, 120 shezlongë dhe 60 cadra.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë aksidental , pasi sipas banorëve pranë lokalit ka patur vizitorë të cilët kanë kosumuar birra dhe cigare. Në lokalin e mbyllur që nga përfundimi i sezonit , energjia elektrike ishte e ndërprerë. Pritet verifikimi nga ana e grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në Darëzezë, ka rënë zjarr në një subjekt tregtar (lokal veror), në pronësi të shtetases M. B., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.