Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMECamila Cabello e zhgënjyer nga “Champions League”

Camila Cabello e zhgënjyer nga “Champions League”

Finalja e “Champions League” nuk ka shkuar edhe aq mirë për këngëtaren e njohur, Camila Cabello. Ajo u ngjit në skenë dhe performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme.

Mirëpo, këngëtarja mesa duket është zhgënjyer pasi gjatë performancës së saj, tifozët kishin kënduar himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë teksa Cabello këndonte.

Duhet theksuar se tifozët ishin të acaruar pas problemeve që kanë patur me biletat. Jo vetëm kaq por finalja nisi edhe me vonesë.

Cabello bëri një postim në Twitter më herët ku shkroi: “Po shoh performancën tonë dhe nuk mund të besoj se njerëzit po këndonin himnet e ekipeve të tyre me zë të lartë gjatë performancës sonë. Ashtu si ekipi im dhe unë punuam pa u lodhur për kaq shumë kohë për të sjellë atmosferën e duhur dhe për të dhënë një shfaqje të mirë”. Më tej ,ajo theksoi: “Shumë e pahijshme, por gjithsesi. Jam e lumtur që ju e pëlqyet”.

Mirëpo shumë ndjekës kanë shkruar në Twitter rreth rrëmujës organizative të UEFA-s.

Ja dy mesazhe nga dy persona në Twitter:

“Mos lejoni kurrë që dikush të performojë përpara një finaleje të Ligës së Kampionëve. Faleminderit të gjithëve që u pajtuan në stadium duke e përshëndetur Camila Cabellon”.

“Festimi i finales së Ligës së Kampionëve të UEFAs është përvoja më e keqe që kam parë… kaq shumë njerëz që bërtasin. Ndjehem keq për Camila Cabellon. Nuk e meritonte sharjen. Turp për ty UEFA”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME