Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedNë Turqi, pallate të shembura, toka e çarë dhe qytete nën rrënoja

Në Turqi, pallate të shembura, toka e çarë dhe qytete nën rrënoja

Janë me mijëra viktimat nga tërmeti 7.9 ballë që goditi në kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë rreth orës 2 të natës së kaluar. Të plagosurit kanë mbushur spitalet në të gjithë Turqinë. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Gaziantep.

Po aq të forta kanë qenë edhe pasgoditjet. Mes tyre dallohen dy tërmete të tjera shumë të fuqishme në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.7 dhe 5.9 të shkallës Rihter.

Në Siri janë konfirmuar 427 viktima dhe mbi 800 të plagosur në zonat e vendit të kontrolluara nga kurdët. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore.

Më poshtë janë disa nga pamjet e filmuara me cellular gjatë rënies së tërmetit të parë që shkaktoi qindra të vedekur dhe gjatë tërmeteve të tjera gjatë ditës. Pamjet tregojnë godina që lëkunden në të gjithë qytetin duke shkaktuar një zhurmë të frikshme, që të kujton tërmetin e fortë që kaluan shqiptarët 3 vite më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME