Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSali Berisha: McGonigal ka qenë në SPAK, ka takuar disa prokurorë të...

Sali Berisha: McGonigal ka qenë në SPAK, ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm për të më arrestuar

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në SPAK dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar atë.

Në Syri Tv, ish-kryeministri u shpreh se prokurorët e SPAK-ut janë një repart partie dhe se nuk mund të hetojnë dot për Ramën.

Po ashtu, sipas Berishës, McGonigal është marrë personalisht edhe me vettingun, duke ndikuar në vendimet.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Presidenti Begaj ka thënë që kërkesa e opozitës për të hetuar këtë është e drejtë, a keni një koment?

Berisha: Po kam një koment, kush ta hetojë? A e dini ju që ai ka qenë këmbëkryq në SPAK?! Siç më thonë ai ka kapur një nga një prokurorët e Skapit që ta arrestoni Sali Berishën dhe si ta arrestoni!

Pyetje: McGonigali vetë?

Berisha: Absolutisht dhe ka takuar jo një, por disa kryesore prej tyre. Ca të hetojnë ata?! Berisha ka thënë që është i hapur për çdo hetim. Por çfarë mund të hetojnë ata?! Ata janë  repart partie. Di që është marrë me vettingun, të kalojë ky apo ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME