Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANënkryetari grek i BE: Asnjë hap i Shqipërisë nëse nuk zgjidhet çështja...

Nënkryetari grek i BE: Asnjë hap i Shqipërisë nëse nuk zgjidhet çështja Beleri

Qëndrimi i Shqipërisë për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim prej 7 muajsh ka marrë sërish kritika nga nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

“Asnjë kapitull i vetëm për pranimin nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja e Belerit nuk zgjidhet”, – u shpreh për këtë çështje Margaritis Schinas. Ai iu përgjigj një pyetjeje lidhur me çështjen nga Angelos Syrigos, deputet i Nea Demokratia gjatë takimeve në selinë e Komisionit Evropian. Ai vuri në dukje se deri më tani janë vënë 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mendoj se miqtë tanë në Tiranë e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje”, – vuri në dukje nënkryetari i Komisionit Europian. Schinas komentoi edhe vendimin për shtyrjen deri më 11 dhjetor të vendimit për çështjen e betimit të Fredi Belerit.

“Kërkesa për lirimin e tij, e shtyrë sot nga gjykata e Tiranës nuk është një zhvillim as i mirë dhe as i keq. Zhvillimi i keq do të ishte një refuzim i aplikimit” – tha ai. “E mbyll qëndrimin duke thënë se shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin” – shtoi zyrtari i lartë grek në BE.

Më herët për këtë çështje ka foli edhe Janis Plakiotakis, nënkryetari i parë i Kuvendit të Greqisë që theksoi se sjellja e Shqipërisë ndaj Fredi Belerit është në kundërshtim të plotë me kriteret për anëtarësim në BE. Ai tha se kishte biseduar me Camilo Vilarino, kreun e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borel. Sipas tij, Fredi Beleri është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, por ai vazhdon të jetë në burg prej datës 12 maj.

“Në shkelje të prezumimit të pafajësisë, ai qëndron në paraburgim për 7 muaj, ku qeveria shqiptare e ndalon betimin si kryetar bashkie, ashtu siç e kanë vendosur qytetarët e Himarës” – tha Plakiotakis.

“Raporti i Parlamentit Europian në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, përmend shprehimisht se pengimi, refuzimi i betimit të Fredi Belerit pasqyron përbuzje ndaj parimeve themelore të shtetit ligjor. Sjellja e Shqipërisë është në kundërshtim të plotë me vlerat europiane, kriteret për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe acquis europiane, të cilat janë të panegociueshme” – shtoi ai.

Plakiotakis i kërkoi Vilarinos të rrisë presionin për iniciativa më të forta për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe mbi të gjitha lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Nga ana e tij, u tha se Vilarino e siguroi Plakiotakis se çështja po monitorohet nga afër nga BE-ja e cila do të marrë iniciativa nëse do të jetë e nevojshme. ©Marrë nga neakriti.gr. Përshtati në shqip LAPSI.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME