fatos Lubonja – Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi operacionin e fundit të SPAK ku janë vënë para akuzave një sërë emrash të njohur të botës së krimit. Në emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se nga SPAK pret që të zbulojë mënyrat se si janë zbardhur paratë e krimit dhe në bashkëpunim me kë.
“Del sikur na ra një Dumani nga qielli që na zbuloi gjithë këto krime të mëdha e banda, por sipas meje ne i njohim këto. E kam thënë, një fakt shumë dramatik se nuk është çështje kronike të zezë, por drame të Shqipërisë. Është bërë një investigim për 2018-2020 dhe numri i të arrestuarve për kokainë në Europë është 266 për Shqipërinë, brazilianët 255 dhe Kolumbia me 156. Kjo më intereson. Brazili është 212 milion banorë ndërsa ne jemi 2 milion e ca.
Ky numër që ne jemi kampion, tregon që jemi shoqëri që prodhon krim 100 herë më shumë se Brazili. Këto kriminelë, unë nuk shoh gjë për SPAK siç e përfytyroj unë SPAK, shoh se sikur janë në botën e nëndheshme të krimit ku zbriti policia dhe i gjeti sikur kjo bota ska fare lidhje me botën tonë. Në fakt e nën-dheshmja ka kap të mbi-dheshmen. Nga SPAK pres që të nxjerrë çfarë është bërë në dhjetë vjet që të kapen këto persona.
Mendoj që nëse çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia jonë ka shtetin e vet. nga SPAK nuk pres të kapi këta që kapi, ku njoh vetëm 2 3 emra që në fakt nuk janë kapur, por dua të di ku janë zbardhur paratë, si, në bashkëpunim me çfarë administrate e njerëzish, me çfarë formash lojëra fati apo ndërtime. Kjo është puna e SPAK sipas meje. Çfarë nami po bën SPAK-u? 266 kanë kapur ata jashtë. Po numri i atyre që nuk kapet që zakonisht është 1 me 10. Shih gradacelat që ndërtohen me para të zeza e shih ku jemi ne si Shqipëri” – tha Lubonja.