AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 117-të: Arrestoni Ramën!

U zhvillua këtë të enjte protesta e 117-të kundër qeverisë ku morën pjesë qytetarë të shumtë. Gjatë tubimit, ata përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan edhe anulimin e ligjeve.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!” janë dëgjuar gjatë marshimit, ndërsa protestuesit janë drejtuar për në sheshin “Nënë Tereza”.

Ata bënë thirrje për arrestimin e kryeministrit Rama, pas skandalit të SHISH. Kjo duke argumentuar se institucionet e shtetit kanë rënë në shërbim të krimit të organizuar dhe shërbimeve të huaja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button