Salla e OKB-së u boshatis kur foli Netanyahu: Ikni frikacakë!

Fjalimi i Benjamin Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u mbështet në kujtimet personale të Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, si dhe në operacionin në “Entebbe” të Ugandës, ku u vra vëllai i tij Yoni.
Kryeministri izraelit ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalimit të tij Iranit dhe vendimit për të eliminuar programin e tij bërthamor, si dhe Hamasit dhe Hezbollahut në kontekstin e asaj që ka ndodhur në Rripin e Gazës që nga viti 2023.
Një fjalim që, megjithatë, u zhvillua në një sallë gjysmë të zbrazët , pasi dhjetëra anëtarë të delegacioneve u larguan në momentin që kryeministri izraelit doli në skenë.
Ai fillimisht vëzhgoi çfarë po ndodhte pa bërë komente, duke pritur që ata të largoheshin përpara se të fillonte të fliste. “Nëse ka ndonjë frikacak tjetër moral, le të largohet”, – tha ai përpara se të fillonte fjalimin e tij.







