AKTUALITETSPORT

Nga 0-2 në 4-2, Barcelona përmbysje e çmendur ndaj Realit për pak minuta

Barcelona po dhuron në një përballje spektakolare ndaj rivalit Real Madrid, teksa udhëheq 3-2.

Takimi nisi vrullshëm për madrilenët, të cilët kaluan shpejt në avantazh me një gol nga pika e bardhë të shënuar nga Kylian Mbappé në minutën e 5-të. Vetëm pas pak minutash, në të 14-ën, Mbappé realizoi edhe golin e dytë personal dhe të ndeshjes, duke thelluar rezultatin në 2-0 për Realin.

Megjithatë, Barcelona reagoi fuqishëm. Fillimisht Eric Garcia ngushtoi shifrat në minutën e 19-të, pas një asisti të Torresit. Më pas, vetëm 13 minuta më vonë, ishte Lamine Yamal që barazoi rezultatin në 2-2, gjithashtu me asist nga Torres.

Vetëm dy minuta më vonë, në të 34-ën, Raphinha, i shërbyer nga Pedri, përmbysi gjithçka në favor të katalanasve, ndërkohë që pak minuta më pas në minutën e 45-të shënoi dhe golin e katërt për katalanasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button