Të gjendur përballë neglizhimit të kërkesave të tyre prej vitesh rreth 100 blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale Kardhiq-Delvinë. Protestuesit kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare mbi problematikat e sektorit. Ata kërkojnë të merren masa lidhur me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve si dhe kufizimin e kullotave.
Një blektor shprehet: “Kam 150 dhen, për ta kam harxhuar 15 milionë lekë. Të ulet çmimi ose ta bëhet qumështi 2 mijë lekë se tre kile qumësht i thonë 3 kile djathë. Ai tjetri e shet kilen e djathit me 13 mijë lekë.
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2024/01/img-20240122-wa00022344134601486801448-1024x576.jpg)
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2024/01/img-20240122-wa00012164569931882645449-1024x576.jpg)
![](https://alb365.com/wp-content/uploads/2024/01/img-20240122-wa00007870918920464996114-1024x576.jpg)
Nëse ai e shet me 8 mijë lekë, jemi dakord. Tjetri rri në mal dhe vuan si qeni, dhe tallen, ç’është kjo?! I lutemi shtetit të marrë masa për këto punë, ose dhentë do shiten dhe do ikim jashtë shtetit”.