Ngritja nga shtrati në ditët e ftohta të dimrit mund të jetë paksa e vështirë. Por eksperti i gjumit, Martin Seeley, ka zgjidhjen perfekte për t’u ngritur menjëherë. Siç ka treguar ai për “The Mirror”, ekziston një “rregull 10 sekondësh” që ndihmon.
Gjëja kryesore është të ngriheni nga shtrati në më pak se 10 sekonda pasi bie zilja. Pasi ngriheni nga shtrati, Seeley rekomandon të dilni shpejt nga dhoma për të shmangur kthimin në shtrat.
Një dush i nxehtë është një nga opsionet më të mira kur tashmë jeni ngritur nga shtrati, pasi ju lejon të rregulloni temperaturën e trupit dhe t’ju mbajë ngrohtë ndërsa visheni.