Nicole Kidman kërkon divorcin nga Keith Urban

Nicole Kidman ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti Keith Urban, duke i dhënë fund një martese prej gati dy dekadash, konfirmon Page Six.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat amerikane, Kidman përmend “mospajtime të pakapërcyeshme” si arsye për ndarjen, ndërsa data zyrtare e ndarjes është shënuar 30 shtator 2025 – po dita kur është bërë edhe kërkesa.
Në dokumente theksohet se palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për shpërndarjen e pasurisë dhe planin e kujdestarisë, i cili do të paraqitet për miratim në gjykatë.
Burime pranë çiftit i thanë TMZ se Kidman dhe Urban kanë jetuar të ndarë që prej fillimit të verës, ndonëse në dokumente ligjore aktorja e përmend ndarjen si të sapondodhur.
“Urban është larguar nga shtëpia familjare në Nashville, Tennessee, dhe ka blerë një banesë të re në të njëjtin qytet, ndërsa Kidman ka qëndruar me fëmijët. Nicole po përpiqet të mbajë familjen bashkë në këtë kohë të vështirë,” tha një burim për Page Six.
Dyshimet për krizën në çift nisën në qershor, kur fansat vunë re që Urban nuk postoi asnjë mesazh për 19-vjetorin e martesës së tyre, ndryshe nga Kidman që ndau një mesazh dashurie në Instagram. Urban reagoi vetëm me një emoji në postimin e saj.
Ndërkohë, në qershor, Keith u largua papritur nga një intervistë virtuale kur u pyet për skenat e dashurisë të Kidman me aktorin Zac Efron në filmin e ri të Netflix, “A Family Affair”.









