Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORENicole Kidman mer çmimi për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit

Nicole Kidman mer çmimi për arritje jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin për arritje jetësore aktores Nicole Kidman. Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi çmimin 56-vjeçares australiane.

Në skenë, Kidman nuk i mbajti dot lotët. “Të bësh filma është një privilegj”, tha ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Keith Urban. Çmimi për Arritje të Jetës, i përshkruar nga AFI si “nderimi më i madh në kinemanë amerikane”, u është ndarë më parë aktorëve dhe regjisorëve të famshëm si Meryl Streep, Julie Andrews, Denzel Washington, Robert De Niro, Martin Scorsese dhe Steven Spielberg.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME