Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBerisha: Deputetët socialistë të tmerruar nga vjedhjet e ministrave të tyre bllokojnë...

Berisha: Deputetët socialistë të tmerruar nga vjedhjet e ministrave të tyre bllokojnë komisionin hetimor

Nga Sali Berisha-

Deputetët socialistë të tmerruar nga vjedhjet e ministrave të tyre bllokojnë komisionin hetimor! Shikoni si ja mbathin nga mbledhja dhe pastaj mblidhen veças.

Vijimi i mbledhjes së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi është një veprim i paligjshëm! Ky është një uzurpim i dhunshëm dhe një shkelje arrogante e ligjit për komisionet hetimore e padëgjuar në 33 vite të Kuvendit të Shqipërisë!

Kryetarja e Komisionit, znj. Albana Vokshi, në zbatim të Rregullores së Kuvendit e mbylli mbledhjen, e detyruar pas bojkotit të hapur dhe publik të deputetëve të PS me skenarin e tyre të paramenduar për të bllokuar me çdo kusht miratimin e kërkesave për informacion pra bllokimin e hetimit të aferës së Koncesioneve të Sterilizimit dhe Check-up.

Mbledhja e vazhduar nga PS, pas mbylljes së saj nga Kryetarja e Komisionit, është  e paligjshme, është një vetgjyqësi politike mafioze dhe vendimet e saj janë të pavlefshme, pra nul.

Edhe plani hetimor i njëanshëm i votuar nga kjo vetëgjyqësi politike është i paligjshëm dhe me zero vlerë ligjore.

Akti i sotëm rikonfirmon mungesën e plotë të vullnetit të Edi Ramës për të lejuar hetimin nga parlamenti të dy prej akteve më të rënda korruptive të qeverisjes së tij si dhe mbrojtjes politike që ai dhe deputetët në mënyrë të verbër i japin korrupsionit dhe grabitjes shtetërore më të pashembullt të pluralizmit.

Opozita me konseguencë dhe vendosmëri të palëkundur do të bëjë transparencë të plotë dhe deri në fund për këto afera korruptive, për të cilat as SPAK nuk ka guximin të thotë të vërtetën. Se 200 milionë euro aferë janë firmosur me dijeninë dhe vullnetin e Edi Ramës!

Çdo shkelje ligji do të denoncohet deri në një për të evidentuar para çdo shqiptari inkriminimin dhe aleancën kriminale rilindase Qeveri-Kuvend në mbrojtjen e korrupsionit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME