Ka mbërritur në gjykatën e Fierit me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore , Elton Meta, autori i ngjarjes ku mbeti e vrarë më 10 shtator të një viti më parë, 23- vjeçarja Sabrina Bengaj.
Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës.
Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit ndërsa e dyta prej bojkotit të avokatëve.
Në gjykatën e Fierit ka mbërritur avokati i familjes së Sabrinës i shoqëruar nga familjarët e saj, i cili për median është shprehur se burgimi i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje.
Edhe pse kundër dënimit me vdekje, av. Vishaj është shprehur se të gjitha provat e dënojnë maksimalisht Elton Metën.