AKTUALITET

Niveli i Vjosës bie 15 centimetra, situata në kontroll

Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar argjinaturën e Ferrasit.

Kështu ështé shprehur në prononcimin për mediat ZV, kryeministrja Belinda Balluku e cila ndodhet në Ferras duke monitoruar nga afër situatën.

Ndërkohë ministri i mbrojtjes Pirro Vëngu ka theksuar se prurjet e orëve e fundit kanë qënë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës , por ajo është ende e qëndrueshme.

Ndërsa për kryebashkiakun Subashi sipas matjeve që janë bërë në Fshatin Kashisht brenda një ore niveli i ujit ka rënë 15 cm , ç, ka pritet të reflektohet edhe këtu pas dy a tri orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button