Tirana është kthyer si kurrë më parë, në vendin e koncerteve nga yjet botërorë. Pas festivalit të organizuar nga Dua Lipa dhe familja e saj, nesër (e martë), një tjetër koncert do të mbahet në vend, këtë herë në sheshin ”Skëndërbej”.
Iva Beharaj, drejtoreshë e Rinisë në Bashkinë Tiranë, tregoi për ”Euronews Albania” se në koncertin e Rita Orës do të ketë vetëm këngëtare vajza. Ajo tha se mbrëmja do të nisë me një talent të ri siç është Efi Gjika, do të vijojë me Kidën që është emër i njohur për shqiptarët dhe jo vetëm.
Energjia e Ronela Hajatit do të pushtojë skenën në sheshin “Skëndërbej” e më pas mbrëmja do të kulmojë me performancën e Rita Orës. Eventi, siç tregoi Beharaj, do të moderohet nga Luana Vjollca dhe pritet të ketë surpriza për ata që do e ndjekin koncertin i cili ofrohet falas