EKONOMI

Një milionë lekë gjobë lokalit në Ksamil

Policia gjobë 1 milion lekë në një lokal pas ankesave të banorëve

Pas ankesave të shumta nga banorët, policia e Sarandës ushtroi mbrëmjen e djeshme një kontroll në një lokal nate në Ksamil. Gjatë verifikimit me aparatin matës të zhurmës, muzika e transmetuar rezultoi mbi nivelin e lejuar të decibelëve. Për pasojë, biznesi u gjobit me 100.000 lekë të reja.

Policia e Sarandës ka bërë të ditur se do të intensifikojë kontrollet e këtij lloji përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim ruajtjen e qetësisë publike. Mësohet se ky është viti i parë që Policia e Sarandës është pajisur me aparate të specializuara për matjen e ndotjes akustike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button