AKTUALITET

Një person gjendet i varur në një prej kullave të vrojtimit në plazh… –

Vlorë – Një person është gjetur pa shenja jete në një prej kullave të vrojtimit në zonën e Plazhit të Vjetër, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvarjeje, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button