Nga Astrit Patozi:
Sot në parlament kishim vetëm një President dhe të paktën 5 opozita.
Një që ishte kundër, një që abstenoi dhe tjetra që votoi pro Bajram Begës.
Dhe pastaj dy më të mëdhatë të cilat nuk votuan fare, por njëra që mosvajtjen në sallë nuk pranoi ta quante bojkot, kurse tjetra që braktisjem e sallës e konsideroi mbrojtje të kushtetutës nga junta ushtarake.
Fuqi të madhe përçarëse paske patur, o President i zgjedhur!