Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy zjarre, fshatra pa energji elektrike

Dy zjarre, fshatra pa energji elektrike

Patos – Digjet transformatori në Patosin e Vjetër, katër fshatra pa energji elektrike në orët e mbrëmjes së sotme.

Merr flakë një transformator tek nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të Vjetër. Flakët kanë përfshirë nën stacionin ndërsa aktualisht një pjësë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike. 

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.

Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

Një zjarr tjetër ka rënë në zonën e Semanit. Zjarfiksat janë njoftuar për zjarr të madh dhe janë nisur me urgjencë pasi u është thënë se rezikohej një stallë me lopë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes por edhe reparti zjarrfikës mësohet se zjarri kish rënë në një kanal me kallamishte por që disa metra më tej ndodhej dhe një stallë lopësh, Pronari i stallës nga frika se mos përhapeshin flakët ka alarmuar zjarrfiksat, por ka pasur dëme vetëm në diegie shkurresh e kallamash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME