Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Ende nuk bëhet me dije arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist në Prokurorinë e Posaçme. Memolla është parë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e SPAK-ut.
Theksojmë se më 7 mars të vitit të kaluar Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, ai ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.