Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA17 kg eksploziv për të vrarë Putinin, dështoi atentati me dron

17 kg eksploziv për të vrarë Putinin, dështoi atentati me dron

Nga Julian Roepcke, BILD: 

Sulm me dron ndaj diktatorit rus, Vladimir Putin!

Sipas një investigimi të BILD, shërbimi sekret ukrainas u përpoq të vriste presidentin rus, Vladimir Putin me një dron kamikaz të dielën. Edhe pse atentati dështoi, përpjekja po mbahet e fshehtë nga autoritetet ruse.

Një dron UJ-22 u ngrit në Ukrainë të dielën pasdite. Ai është droni më modern ukrainas me rreze të mesme veprimi me një distancë deri në 800 kilometra. Qëllimi i tij: një park industrial i sapondërtuar afër Moskës- 500 kilometra nga Ukraina!

Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili thuhet se ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencs, tha në një letër duke marrë përgjegjësinë: “Javën e kaluar, oficerët tanë të inteligjencës morën informacione se Putini do të udhëtonte drejt parkut industrial në Rudnevo. Prandaj droni ynë kamikaz u ngrit, fluturoi duke shmangur të gjithë mbrojtjet ajrore të Federatës Ruse dhe u rrëzua jo shumë larg parkut industrial”.

Dhe me të vërtetë! Disa media private ruse raportuan se një dron UJ-22 ishte rrëzuar pranë fshatit Voroskogo, në lindje të Moskës. Vendi i përplasjes është rreth 20 kilometra në lindje të Parkut Industrial Rudnevo.

Pamjet tregojnë se droni kishte në bord 30 copa eksplozivi C4 me një peshë totale 17 kilogramë. Këto ngarkesa eksplozive të tipit M112 përdoren ndër të tjera nga ushtria amerikane dhe forcat e armatosura të Kanadasë.

Por a kishte në plan Putini të vizitonte parkun industrial në kohën e atentatit të planifikuar? Shumë gjëra flasin pro kësaj!

Korrespondenti personal i Putinit në Kremlin, Pavel Zarubin tha të dielën në mëngjes se presidenti po planifikonte të vizitonte një park industrial në Moskë. Se kur do bëhej me saktësi vizita, ai nuk e bëri të ditur.

Kalimtarët rusë publikuan foto nga parku industrial Rudnevo të dielën pasdite, ku shihej një lëndinë gri përpara ndërtesës kryesore, e cila ishte spërkatur me bojë jeshile. Një tregues i ardhjes së afërt të diktatorit, subjektet e të cilti rregullisht duan ta mashtrojnë atë që të mendojë për një ‘Rusi të lulëzuar’.

Megjithatë është e paqartë nëse kreu i shtetit rus dëshironte të vizitonte parkun industrial të dielën apo vetëm të hënën- për arsye sigurie, vizitat e Putinit ndonjëherë kryhen një ditë përpara se të shpallen.

Prandaj Ukraina nuk mund të ishte e sigurt nëse vizita do të zhvillohej të dielën apo të hënën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të hënën se presidenti po punon në Kremlin dhe nuk ka planifikuar ndonjë ngjarje të madhe publike.

Një taktikë e supozuar për të fshehur atentatin në tentativë, të cilin aktivistët ukrainas e konsiderojnë një sukses të madh.

Eksperti i Ukrainës, Sergey Sumlenny tha për BILD: “Është e qartë se një goditje e saktë kundër kreut të shtetit rus me një dron kamikaz është një veprim pothuajse i pamundur. Por vetë fakti që një dron i tillë do të arrinte në një vend ky Putini planifikon të qëndrojë, kjo është një shuplakë për diktatorin rus”.

Aktivisti ukrainas, Yuri Romanenko, i cili foli publikisht për sulmin ukrainas, shkroi në Twitter: “Putin, ne po të afrohemi gjithnjë e më shumë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME