Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNjerëzit mbushin rrugët pas tërmetit

Njerëzit mbushin rrugët pas tërmetit

Shqipëria u godit nga 2 lëkundje të forta tërmeti mbrëmjen e së dielës. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 22.37 me magnitudë 4.7 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Klosit. Lëkundjet u ndien të forta edhe në Tiranë ku njerëzit kanë dalë nga shtëpitë.

“Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit” – raporton ministria e Mbrojtjes.

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter. Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se bëhej fjalë për një tërmet të zakonshëm që nuk ka vend për panik, duke konsideruar edhe zonën ku ka pasur epiqendrën.

“Ky ishte një tërmet i zakonshëm, që përsëriten për çdo vit, ndaj nuk ka vend për panik. Kjo zonë ku ka rënë tërmeti, Bulqizë-Dibër, ka aktivitet sizmik. Janë tërmete moderatë dhe ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla.

Është tërmet që krijon panik, por nuk shkakton materiale, mund të shkaktojë dëme vetëm në shtëpitë e vjetra. Do të shohim nëse ka pasgoditje më të vogla, do të thotë që do të vijë rënë fuqia e tij,” – tha Ormeni në një prononcim për Report Tv.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME